fbpx

Java e 27.

Erdhët në fund të tremujorit të dytë. I vogli juaj, çdo ditë e më shumë bëhet gati për botën e jashtme. Gëlltit nga lëngu amniotik, bën lëvizje në hapësirën e cila gjithnjë e më shumë zvogëlohet. Gjatë shtatzënisë së mëvonshme, me rritjen e barkut do të keni më shumë nevojë për të urinuar. Në kontrollin me eko janë të dukshme të gjitha strukturat e fëmijës tuaj, ndërsa kontrollet rutinë, janë vërtet një surprizë për ju dhe për partnerin tuaj. Ruajini fotografimet e kryera gjatë ekos, më vonë do të keni dëshirë të rikujtoni se si dukej djali/ vajza juaj kur ndodhej në barkun tuaj.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një rrepe

Gjatësia mesatare e bebes tani është rreth 36.6 cm, dhe pesha mesatare rreth 875 gram.

Foshnja në javën e 27

Kapakët e syve janë mjaft të zhvilluar dhe fëmija është në gjendje për t’i hapur sytë, për të parë në mitër, për të dalluar dritën nëpërmjet shtresave të barkut.

Zhvillohet sistemi nervor

Vazhdon zhvillimi i mushkërive

Mushkëritë zhvillohen në mënyrë intenzive

Truri zhvillohet gjithnjë e më shumë

Nëna në javën e 27

Vazhdojnë simptomat e periudhës së kaluar:

Zgjerimi i venave dhe hemoroidet. Rritja e qarkullimit të gjakut dhe bllokimi i gjakut që shfaqet si pasojë e presionit të mitrës mbi venat e mëdha të cilat e kthejnë gjakun nga këmbët, shkaktojnë shfaqjen e fryerjes  dhe zgjerimit të venave në pjesën e këmbëve poshtë gjurit.  Venat në zorrën e trashë, në fakt janë hemoroidet. Nëse keni vena të sëmura, mbajini këmbët lart sa më shumë që të mundeni, vishni çorape si mbështetëse, në mënyrë që t’ju ndihmojnë në reduktimin e zgjerimit të venave. Për të parandaluar hemoroidet, bëni kujdes me ushqimin  duke shmangur kapsllëkun. Konsumoni sallata dhe shumë lëngje. Në rast se shfaqet ngrohje apo skuqje lokale, menjëherë kontaktoni gjinekologun tuaj.

Ngërç në pjesën e këmbëve

Dhimbje mesi

Çfarë duhet të bëni?

Ndiqni simptomat. Nëse vëreni diçka të pazakontë, bisedoni me gjinekologun tuaj.  

Këshillojmë

3 (tre) dekada më parë, fëmijët e lindur para kohe kishin shumë pak gjasa për të mbijetuar. Sot, me zhvillimin dhe përparimin e mjkësisë, ka ndryshuar gjithçka. Lexoni pyetjet më të zakonshme për fëmijët e lindur para kohe. Informohuni për të gjitha ekzaminimet skrining të cilat duhen kryer në tremujorin e tretë.