Java e 21.
Edhe pse është akoma herët, disa nga gratë shtatzëna fillojnë t’i ndjejnë shenjat e shtatzënisë që ndodhin në tremujorin e tretë: urth, kontraktime Braxton Hicks dhe zmadhim të gjinjve. A e keni zgjedhur emrin e foshnjës tuaj të vogël? Disa nga prindërit e ardhshëm e dine këtë gjë që para se të të informohen në lidhje me gjininë e fëmijës. Të tjerë i lexojnë listën e emrave me kuriozitet me qëllim për të gjetur atë emër i cili do t’iu lërë më shumë mbresa. Ndërkohë që ende jeni në formë dhe energjikë, shikoni çdo gjë që do të doni të blini për anëtarin më të ri të familjes tuaj. Mos lini çdo gjë për javët e fundit, atëherë kur e vetmja gjë që keni nevojë të bëni është të pushoni.
Fëmija juaj kan madhësinë e një shege.
Gjatësia mesatare 26.6 cm.
Pesha mesatare 360 gram.
Foshnja në javën e 21
Sistemi i tretjes përgatitet për të punuar në botën e jashtme gjatë së cilës krijohet mekonium – lëndë jeshile-kafe. Mekoniumi është jashtëqitja e parë që kryen fëmija pas lindjes.
Nëse bëhet fjalë për fetus që i përket gjinisë femërore, në këtë javë krijohen rreth 6 milionë qeliza vezore tek vezoret (rezerva për të gjithë periudhën riprodhuese të gruas).
Lanugo – qime të imëta të cilat rriten në të gjithë pjesën e lëkurës së foshnjës. Dëgjimi tashmë tek fëmija është mjaftueshëm i zhvilluar sa që dëgjon zëra edhe nga jashtë.
Nëna në javën e 21
Probleme me frymëmarrjen dhe mishrat e dhëmbëve – me rritjen e qarkullimit kalon më tepër gjak nëpër membranat tuaja të mukozave. Kjo bën që të ënjten rrugët brendshme të hundës dhe të frymëmarrjes, duke shkaktuar kështu zvogëlimin e rrjedhës së ajrit dhe duke shkaktuar gërrhitje, vështirësi në frymëmarrje, bllokim të hundës. Për të njejtat arsye shfaqet edhe gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve, gjatë përdorimit të furçës së dhëmbëve. Rekomandojmë që të përdorni furçë më të butë për larjen e dhëmbëve gjatë shtatzënisë. urthi dhe problemet me tretjen e ushqimit. Shmangni ushqimet me erëza, dhe ushqimet të cilat ju shkaktojnë urth.
Kontraktimet Braxton Hicks. Kontraktimet e rastit të cilat tregojnë se mitra është gati për lindje.
Rritja e gjinjve. Deri në fund të tremujorit të dytë, formohen plotësisht kanalet e qumështit.
Lëkurë e thatë dhe e ndjeshme e barkut. Me rritjen e bebes, lëkura juaj bëhet më e hollë dhe më e ndjeshme.
Hapja e lëkurës (stritë). Tërheqja e lëkurës së barkut mund të shkaktojë shfaqjen e strive.
Këshillojmë
Lexoni më tepër informacione në lidhje me kontraktimet Braxton Hicks. Mësoni se si ti dalloni ato nga kontraktimet e lindjes.
Bëni një plan për gjithçka që doni të blini për fëmijën tuaj.