Muaji i 9
Të folurit: Mund të reagojë kur e thërrisni në emër, si dhe kur i thoni ‘Jo’. E ndjek me vëmendje bisedën e të rriturve. Mund të thotë ‘MA-Ma’ dhe ‘BA-BA’. Kërkon të imitojë tingullin e kollitjes.
Memorja: Vëren kur dikush largohet nga dhoma si dhe mund të vërejë edhe kthimin e tij.
Lëvizje fine: I vendos dhe i heq lodrat nga kutija apo koshi. Dëshiron lodra të cilat lëvizin me rrota.
Lëvizje të ashpra: E mban trupin drejtë dhe qëndron duke u mbajtur në pjesët e mobiljeve. Di ti përthyej këmbët dhe të ulet në pas qëndrimit në këmbë.
Fjetja: Nëse nuk ndodhet pranë prindërive gjatë momentit kur do të flerë, mund të fillojë të nervozohet. Mund të qetësohet duke thithur gishtin e madh të dorës, nëse e lëkundni apo nëse i jepni të shtrëngojë lodra të buta.