fbpx

Java e 37.

Merrni frymë thellë. Në këtë javë fëmija juaj konsiderohet të jetë në periudhën e lindjes. Kjo do të thotë se nëse lind, nuk keni arsye përse të shqetësoheni, pasi foshnja është e  përgatitur plotësisht për jetën në botën e jashtme. Vogëlushi juaj ka nevojë për më tepër hapësirë, prandaj lëvizjet e bebes në barkun e nënës bëhen më të forta.

 

Foshnja juaj ka madhësinë e një bostani dimëror

Gjatësia mesatare e bebes është rreth 48 cm, ndërsa pesha mesatare është rreth 2.800 gram

Foshnja në javën e 37

Trupi është i mbuluar me qime lanugo të cilat zhduken ngadalë.

Mushkëritë janë të gatshme për të funksionuar.

Foshnja ushtron frymëmarrje.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Për një kohë të shkurtër do të filloni ti harroni simptomat e shtatzënisë. edhe në këtë javë, një numër i madh i nënave të ardhshme kanë problem me urthin, nevojën për të urinuar shpesh, si dhe probleme me gjumin. Nëse keni stri, në javët e fundit të shtatzënisë do të vëreni shfaqje të reja të tyre.

Këshillojmë

Për një kohë të shkurtër, mendimet, ndjenjat dhe emocionet tuaja do t’ia kushtoni krejtësisht fëmijës tuaj. Para se ta njihni, lexoni karakteristikat e themelore të porsalindurit.