Muaji i 7
Vetëdija: Mund të dallojë lodra, siç janë përshembull kubat sipas madhësisë.
Të folurit: Mund të lëshojë disa tinguj në një frymë të vetme. Arrin të dallojë tinguj të ndryshëm.
Memorja: Përmirëson memorjen duke luajtur ‘ fshehurazi’ dhe duke vëzhguar të tjerët kur vijnë dhe shkojnë.
Lëvizje fine: Përplas duart. Gëzohet kur përplas dy artikuj njëri me tjetrin. I kap lodrat me njërën dorë.
Lëvizje të ashpra: Mund ta kalojë peshën e trupit tek këmbët vetëm për disa sekonda. Fillon të ngrihet në pozicion ulur duke përdorur duart që ti vijnë në ndihmë.
Ushqimi: Duhet të bëni kujdes në futjen e ushqimeve të cilat mund të shkaktojnë reaksion alergjik (miell, qumësht lope, vezë, peshk, çokollatë, etj).
Shqisat: Shikimi bëhet gjithnjë dhe më i mprehtë. Arrin të dallojë menjëherë se nga vjen tingulli.
Fjetja: Zakonisht bën gjumë të mirë dhe të vendosur. Mund të zgjohet nga gjumi vetëm për shkak të urisë dhe të dhimbjes.