fbpx

Muaji i 6

Vetëdija: Mund ti parashikojë shkaqet dhe efektet: luan me lodrat duke shkaktuar tinguj.

Të folurit: Mëson të krijojë tinguj duke ndryshuar formën e gojës.

Këshillë: Mundohuni që të mos flisni me të në ‘gjuhën e fëmijës’. Flisni me ta normalisht. 

Lëvizje fine: Qëndron vetë. Gjatë qëndrimit ulur mundohet të kapë artikujt që ndodhen përreth.

Lëvizje të ashpra: Ruan ekuilibrin kur qëndron ulur falë forcimit të muskujve të barkut. Mund ta tërheqë trupin përpara duke shtyrë gjithçka me këmbë.

Ushqimi: Mund të filloni me futjen e supës së pulës. Dhe më pas edhe mis pule të bërë pure.

Dhëmbët: Dhëmbët e parë të poshtëm fillojnë të dalin rreth muajit të 6 dhe të 7. Mund të shfaqet ënjtje në pjesën e mishrave të dhëmbëve, duke shkaktuar tek fëmija të qara dhe nervozizëm. Unazat për mishrat e dhëmbëve, mund të blihen në farmaci dhe duhet të jenë prej gome, të ngurta por jo të ngrira.