fbpx

Java e 35.

Fëmija i madh gjithnjë dhe më shumë e ngushton hapësirën e organeve tuaja duke zënë pjesën më të madhe të barkut tuaj. Në javën e 35, mitra është pothuajse 1.000 herë më e madhe në krahasim me atë që ishte më parë. Tani goditjet e foshnjës i ndjeni më rrallë por me një intenzitet më të madh. Goditjet e dhimbshme të cilat ju zgjojnë gjatë natës, do të fillojnë t’ju mungojnë për një kohë të shkurtër.

E rëndësishme :
Nga java e 35 deri në javën e 37 duhet të bëni bris për zbulimin e pranisë të streptokokeve të grupit B, në pjesën e jashtme të vaginës dhe përreth anusit. Prania e baktereve të këtij grupi, mund të shkaktojë shpërthimin e parakohëshëm të ujrave. Gjithashtu, prania e streptokokeve të grupit B, shkakton infeksion tek fetusi gjatë kalimit në kanalin e lindjes. Nëse rezultatet janë pozitive, mund të trajtohet me antibiotik me qëllim për të parandaluar infeksionin.

 

Foshnja juaj ka madhësinë e një arre kokosi

Gjatësia mesatare e bebes tuaj tani është rreth 46 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 2.380 gram.

Foshnja në javën e 35

Dëgjimi është i zhvilluar plotësisht, reagon ndaj toneve të larta.

Tek bebet e gjinisë mashkullore, ka shumë mundësi që testiset të kenë zbritur në të ashtuquajturën qese (skrotum).

Reduktohet sasia e lëngut amniotik.

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Urinim i shpeshtë

Kapsllëk

Dhimbje shpine. Pesha e bebes mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e shpinës, dhe dëmton balancin e trupit.

Këshillojmë

Informohuni më tepër dy llojet e lehtësimit të dhimbjes – anestezia epidurale dhe spinale