Java e 17.
Po afrohet dita ku ju do të mësoni gjininë e fëmijës tuaj. Një lajm i tillë është një surprizë si për nënën ashtu edhe për babain... Ndërkohë që fëmija juaj rritet çdo ditë, indi dhjamor fillon të rritet nën lëkurën e bebes. Kjo do të sigurojë energji dhe do të ndihmojë beben të ruajë ngrohtësi pas lindjes. Tani fëmija juaj peshon rreth 140 gram, ndërsa ju keni shtuar mesatarisht 3,2 kg që nga fillimi i shtatzënisë tuaj.
Fëmija juaj ka madhësinë e një qepe
Fëmija në javën e shtatëmbëdhjetë
Kërcet shndërrohen në kocka.
Fillon të krijohet indi dhjamor
Kordoni i kërthizës bëhet më i fortë
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme gjatë kësaj jave
Rritje të rrjedhës vaginale
Rritje të djersës, të krijimit të pështymës, si rezultat i rritjes së shpejtë të gjakut në trup.
Zmadhim dhe ndjeshmëri të gjinjve – Me rritjen e tyre tërhiqet dhe lëkura e gjinjve
Rritje të shpejtë të peshës trupore
Këshillojmë
Informohuni në lidhje me kontrollet e detyrueshme të shtatzënisë
Bëni durim, së shpejti do të ndjeni lëvizjen e parë të bebes tuaj në bark