Java e 30.
Barku juaj bëhet gjithnjë dhe më i madh. Në tremujorin e tretë pritet edhe rritja më e madhe e peshës trupore, prandaj mundohuni të ushqeheni shëndetshëm. A keni menduar për mënyrën e lindjes? Zakonisht, nënat e ardhshme para fjetjes mendojnë se si do të jetë dhe si do të kalojë moment i lindjes, duke i zvogëluar në këtë mënyrë edhe ato mundësi të pakta për të fjetur.
Foshnja juaj ka madhësinë e një kastraveci.
Gjatësia mesatare e bebes tani është rreth 40 cm, pesha mesatare është rreth 1300 gram.
Foshnja në javën e 30
Lëkura bëhet gjithnjë dhe më e lëmuar.
Truri zhvillohet në mënyrë intensive.
Rritet sasia e indit dhjamor nën lëkurë.
Shumica e foshnjave në këtë javë, marrin pozicion me kokë poshtë dhe qëndrojnë kështu deri në momentin e lindjes.
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë.
Urthi. Shmangni ushqimet të cilat ju shkaktojnë urth.
Ënjtje. Gjatë shtatzënisë zakonisht mund të shfaqen ënjtje. Ndiqni dhe kushtojini vëmendje ënjtjeve, nëse shfaqen papriturapo janë tepër të zhvilluara, kontaktoni mjekun.
Parehati. Barku i madh ju bën të ndiheni jo komod dhe ju shkakton parehati.
Mungesë ajri. Barku shkakton presion në mushkëri duke shkaktuar kështu mungesën e ajrit.
Problemet me fjetjen, ju bëjnë të ndiheni të lodhur.
Këshillojmë
Bisedoni me gjinekologun tuaj në lidhje me lindjen. Lindja është moment më i rëndësishëm në jetën e gruas. Në shumicën e rasteve, lindja natyrale kryhet pa komplikime, prandaj gjinekologët rekomandojnë lindje natyrale. Nëse lindja nuk mund të kryhet sontanisht, atëherë gjibnekologu rekomandon lindje me prerje cezariane. Një numër i mad hi nënave të ardhshme insistojnë të kryejnë lindje me prerje cezariane, edhe pse ajo nuk ika indikacione mjekësore. Para se të merrni ndonjë vendim, duhet të jeni të informuar në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e kësaj mënyre të lindjes.