Java e 28.
Foshnja ushtron frymëmarrjen në miter (thith dhe nxjerrë frymën duke gëlltitur lëngun amniotik). Fjetja bëhet gjithnjë dhe më e vështirë. Nuk arrini ta gjeni pozicionin e duhur. Në fillim të tremujorit të tretë, mund të shfaqet kulloshtër në gjinjtë tuaj (qumështi i parë i cili është më i ushqyeshëm për fëmijën tuaj).
Fëmija juaj ka madhësinë e një patëllxhani.
Gjatësia mesatare e bebes tuaj tani është rreth 38 cm, ndërsa pesha mesatare është rreth 1.000 gram.
Foshnja në javën e 28
Lëkura bëhet gjithnjë dhe më e butë.
Krijohet gjithnjë dhe më tepër ind dhjamor.
Mushkëritë janë krejtësisht të zhvilluara. Fëmija merr frymë ashtu si edhe pas lindjes, porn ë këtë rast gjatë frymëmarrjes thtiht dhe nxjerrë lëng amniotik. Ekskreton gjysëm litër urinë, dhe gëlltit pothuajse të njejtën sasi nga lëngu amniotik çdo ditë. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por urina e foshnjës është krejtësisht sterile.
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë.
Probleme me fjetjen. Me përparimin e shtatzënisë, rriten shkaqet e pagjumësisë (barku i madh, hormone, nervozizmi, etj).
Probleme me frymëmarrjen. Foshnja ushton presion mbi bushkëritë, prandaj ndjeni se nuk mund të mbusheni me frymë.
Kontraktimet Braxton Hicks.
Kulloshtra. Gjinjtë tuaj fillojnë të prodhojnë kulloshtër – ushqimi i parë i foshnjës tuaj.
Këshillojmë
Nëse jeni shtatzënë, do të dëgjoni shumë historira në lidhje me informimin e gjinisë së foshnjës tuaj, deri tek truket për një lindje më të lehtë. Por, veçanërisht duhet të jeni të vëmendshëm me mitet rreth rritjes së peshës trupore dhe shtatzënisë. Ruajtja e peshës trupore të shëndetshme, është e rëndësishme për reduktimin e rreziqeve siç është diabeti gestatik, i cili shfaqet vetëm në periudhën e shtatzënisë, problemet me presionin e gjakut, madje edhe problemet të cilat mund të shkaktojnë lindje të parakohëshme.