Java e 15.
Në këtë periudhë, fëmija fillon të bëjë lëvizje në bark, edhe pse ju nuk e keni ndjerë akoma goditjen e parë. Në tremujorin e dytë tek disa gra, përveç rritjes së energjisë, shfaqet edhe rritja e epshit. Seksi gjatë periudhës së shtatzënisë nuk është i ndaluar dhe nuk mund të shkaktojë asnjë dëm për beben. Nëse do të ketë ndonjë arsye, gjinekologu juaj do t’ju vërë në dijeni për këtë gjë. Si reagon partneri juaj ndaj shtatzënisë? Duhet t’ia bëni të ditur atij, se në këtë periudhe keni nevojë për më shumë vemendje dhe përkushtim nga ana e partnerit tuaj.
Fëmija juaj ka madhësinë e një portokalli
Mesatarisht, fetusi në javën e pesëmbëdhjetë peshon 70 gram dhe është përafërsisht 12 cm. Proporcionet e trupit ngadalë fillojnë të normalizohen.
Fëmija juaj në javën e pesëmbëdhjetë
Edhe pse nuk e ndjeni, fëmija është mjaft aktiv në barkun tuaj. Përtyp ujë dhe e zë lemza. Nyjet i janë formuar që më përpara dhe tani edhe lëvizin.
Kockat vazhdojnë të forcohen më tepër
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë
Mund të keni gjakderdhje nga hunda. Kjo ndodh si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut dhe ndjeshmërisë së mukozës së hundës.
Thartira, gazra dhe problem me tretjen e ushqimit
Rritje të epshit
Përgjakje të mishrave të dhëmbëve - Edhe një simptom tjetër lidhur me shtatzëninë. Kujdesuni për dhëmbët tuaja dhe vizitoni stomatologun.
Ginekologu juaj do t’ju informojë nëse keni ndonjë tregues të amniocentezës. Nëse keni nevojë, atëherë duhet të bëni rezervimin dhe t’a kryeni atë.
Ndryshime në lëkurën tuaj - për shkak të rritjes së hormonit melatoninë, disa pjesë të lëkurës tuaj mund të bëhen më të errëta, siç është pjesa e thithës së gjirit, pjesa e fytyrës si dhe linja vertikale në pjesën e barkut. paraqitja në diell i bën këto pjesë akoma më të dukshme. Pas shtatzënisë këto simptoma zhduken.
Këshillojmë
Numri i infeksioneve të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë dhe që mund të dëmtojë si fetusin edhe nënën është vërtet i madh. kryerja e kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe konsultimet para dhe përgjatë shtatzënisë, do t'ju ndihmojnë zvogëlimin e shfaqjes së tyre dhe efekteve të dëmshme për shëndetin e nënës dhe të porsalindurit.
Shijojeni shtatzëninë tuaj