Muaji i 21
Ndërgjegja: Përmirësimi i memories e lejon fëmijën që të mund të bëjë lidhjen e duhur të gjërave
Këshillë: Fëmijës duhet ti drejtoheni me fjalë të thjeshta, në mënyrë që t’ju kuptojë më mirë. Fjala ‘Nxehtë’ do të jetë më e qartë për të, dhe do ta kuptojë më mirë nëse e afroni dorën e fëmijës pranë reflektorit në mënyrë që ta ndjejë nxehtësinë (kuptohet, nuk duhet të lejoni që të digjet fëmija).
Lëvizje fine: Kërkon të vizatojë dhe të ngjyrosë me lapsa të mëdha. Arrin të shikojë dhe të ndjekë me sy edhe objekte të vogla.
Lëvizje të ashpra: Shikon poshtë për të shmangur pengesat gjatë ecjes. Fillon të ngjitet nëpër shkallë me të dyja këmbët.
Veshja: Disa rroba të cilat janë të lehta për tu veshur, mund t’i vesh dhe vetë.
Fjetja: Fle më pak gjatë mbasditeve – gjumi i mbasdites shndërrohet në një pushim. Dëshiron që ta shtyjë fjetjen duke u përkëdhelur dhe duke luajtur në krevat.