Muaji i 5
Vetëdija: i lëshon lodrat apo artikujt me qëllim që ta shikojë nëna se si i merr ato përsëri. Arrin ta shikojë se ku i hedh artikujt në dysheme.
Të folurit: Ndjek lëvizjen e buzëve të personit të rritur dhe mundohet ta imitojë atë. Fillon të shqiptojë bashkëtingëllore si ‘M’ dhe ‘B’.
Memorja: E di se për cilin artikull bëhet fjalë nëse i tregon vetëm një pjesë të tij.
Lëvizje fine: I kalon lodrat apo artikujt nga njëra dorë në tjetrën. Mund ta mbajë shishen me biberon me të cilën ushqehet me të dy duart.
Lëvizje të ashpra: Zhvillon kontroll më të mirë të trupit, kokës dhe qafës. E mban kokën ngritur gjatë momentit kur qëndron shtrirë barkas. Kur e ngeni në duar ‘si avion’ e mban trupin fort dhe drejtë. Kur qëndron shtrirë me shpinë, i ngre këmbët me duar dhe i drejton ato në gojë.
Ushqimi: Fëmijët janë gati për ushqim të pasur me hekur, siç janë perimet jeshile, të cilat ndikojnë pozitivisht mbi rritjen. Filloni ta ushqeni foshnjën me këto perime me rekomandimin e pediatrit. Gjatë ushqyerjes me gji mund ti tërhiqet shumë lehtë vëmendja.
Fjetja: Mund të flerë gjithë natën si dhe dy herë në ditë.