Java e 10.
Përfundoi periudha kur fetusi është i ndjeshëm ndaj ndikimeve të jashtme, ilaçeve, lëndëve të dëmshme dhe mikroorganizmave. Në të njejtën kohë zhduken edheproblemet tuaja me të përzierat apo të vjellat megjithatë mund të ndodhë që të shfaqen acide në stomak dhe dhimbje koke. Rreziku ndaj abortit spontan është më i ulët, foshnja lëviz dhe gëlltit lëngje. Organet vitale: veshkat, zorrët, truri dhe mëlçia fillojnë të funksionojnë, megjithatë zhvillimi i tyre vazhdon përgjatë periudhës së shtatzënisë. Si rezultat i rritjes intenzive të bebes, është e mundur që barku të fillojë të shfaqet dukshëm ( sigurisht, mundet që këtë gjë mund t’a vëreni vetëm ju). Rritja e foshnjës dhe zmadhimi i mitrës, shkakton shtrirjen e ligamenteve dhe muskujve të barkut, dhe mos u befasoni nëse ju shfaqen dhimbje të vogla në bark. Ndryshimet ndodhin edhe në gjoks, të cilat bëhen akoma më të mëdha. Ashtu sikurse i gjithë trupi përgatitet për rolin e nënës, dalë nga dalë garderoba juaj do të fillojë të ngushtohet, dhe ndoshta është koha të filloni të blini rroba për gratë shtatzëna.
Fëmija juaj ka madhësinë e një kumbulle të thatë
Tani ka një madhësi prej 30 mm dhe peshon rreth 4 gram. Për dy deri në tre javë, do t’a dyfishojë gjatësinë e trupit.
Fëmija juaj në javën e dhjetë
- Funksionojnë nyjet e duarve
- Formohet kërci i kockave
- Organet vitale janë plotësisht të zhvilluara, dhe fillojnë të funksionojnë
- Bëhen të dukshme gishtat e duarve dhe flokët
- Përtyp lëngun amniotik
- Lëviz këmbët
Simptomat e shtatzënisë në javën e dhjetë
Mund të ndjeni dhimbje në bark pasi fëmija shkakton presion mbi organet, venat, ligamentet dhe muskujt.
Nuk ndiheni mirë dhe keni ndryshime të gjendjes shpirtërore
Lodhje. Trupi punon në mënyrë intensive për të krijuar kushte të rritjes dhe zhvillimit normal të fëmijës.
Rrjedhje vaginale
Zmadhim i gjinjve dhe i barkut – kjo është periudha kur ju filloni t’i vëreni ndryshimet në trupin tuaj.
Vena të dukshme – venat janë të mbushura me gjak i cili mbërrin deri tek fëmija.
Çfarë duhet të bëni?
Bëni skrining-un tuaj të pare prenatal
Doktori juaj gjinekolog do t’ju dërgojë të kryeni analiza të tjera nëse është e nevojshme
Këshillojmë
Përdorni rroba për gra shtatzëna – rrobat të cilat i keni përdorur deri tani, bëhen gjithnjë dhe më të ngushta.