fbpx

Java e 13.

Urime! E përfunduat tremujorin e parë. Para dy muajsh foshnja juaj ishte vetëm një grup qelizash, ndërsa tani ka organe funksionale, nerva dhe muskuj. Shumica e nënave të ardhshme, janë duke pritur me padurim për t’a përhapur lajmin e ri, pas javës së dymbëdhjetë. Nëse edhe ju jeni njëra prej tyre, me siguri që kjo është periudha më emocionuese, kur më në fund mund t’a ndali lirshëm lajmin e shtatëzënisë tuaj të cilin e keni mbajtur fshehur për shumë kohë. Nëse ndjeni dhimbje të lehtë në pjesën e poshtme të barkut, ajo zakonisht është rezultat i tërheqjes apo shtrirjes së ligamenteve për shkak të rritjes së mitrës. 

Fëmija juaj ka madhësinë e një pjeshke

Gjatësia e fetusit është rreth 8,5 cm dhe peshon rreth 30 gram. Raporti i kokës me trupin është 1:3

Fëmija juaj në javën e trembëdhjetë

Fillon të formojë urinë dhe ta lëshojë atë në lëngun amniotik

Fillojnë të formohen telat e vokalit

Tubat e kërthizës tani janë vendosur në barkun e zbrazët të fetusit.

Pankreasi fillon të sekretojë insulinë

Fytyra fillon të marrë gjithnjë e më tepër pamje fëmije

Simptomat e shtatzënisë në javën e trembëdhjetë

Shfaqje e dukshme e venave për shkak të rritjes së sasisë së gjakut në trup.

Reduktim i intensitetit të lodhjes dhe të të ndjerit keq

Tek disa gra , rritet dëshira për marrëdhënje seksuale

Këshillojmë

Nëse ndiheni më mirë, vazhdoni të kryeni ushtrime të cilat do t’a përmirësojnë qarkullimin tuaj të gjakut, do t’i forcojnë muskujt dhe do t’ju kthejnë në formë. Kjo gjë i përshtatet edhe fëmijës tuaj.

Rikujtues: Nga java e 11 deri në javën e 14 të shtatzënisë bëhet skriningu i parë me ultratingull me anë të së cilit përcaktohet rreziku i fetusit nga anomalitë kromozomale. Nëse akoma nuk e keni bërë atë, menjëherë rezervoni kontrollin tek gjinekologu.