fbpx

Muaji i 10

Vetëdije: Mund të përcaktojë lartësinë dhe skajet e artikujve me të cilat luan.

Të folurit: I shoqëron fjalët me gjeste: lëviz me duar kur thotë ‘PA-PA’ , ose e kthen kokën kur i thua ‘JO’.

Lëvizje fine: Mban laps në dorë dhe mundohet të shkruaj apo pikturojë. Luan me sapun ose me lodra kur i bëni banjë. Tërhiqet ndaj gjërave apo artikujve të vegjël.

Lëvizje të ashpra: Ecën duke u mbajtur nëpër mobilje. Kur rrëzohet ngrihet vetë. Tani është më i sigurt kur qëndron ulur.

Ushqimi: Numri më i madh i foshnjave kanë nevojë për 750-900 kalori në ditë, nga të cilat gjysma duhet të sigurohet me anë të qumështit (qumështit të nënës apo qumështit me formulë).

Veshja: Mund ta heqë vetë kapelen apo kapuçin nga koka kur ndjen se e bezdis.