fbpx

Muaji i 1

Kontrolle: Duhet të kryeni kontrolle të rregullta pediatrike për 6 muajt e parë.

Të folurit:  Lëshon tinguj të lehtë me fyt, të cilat shndërohen në belbëzime në fund të muajit të parë.

Memorja:  Disa foshnja mësohen që të ushqehen në intervale kohore të rregullta.

Këshillë: përdorni shprehje të thjeshta dhe të gjalla. Drejtohuni bebes duke e thirrur në emër.

Lëvizje të ashpra: Lëvizjet e shpejta bëhen më të qeta me pjekurinë e sistemit nervor dhe kontrollit të tij në lidhje me muskujt. Shumica e veprimeve janë reflekse ( siç është ushqimi me gji dhe futja në gojë e duarve të bëra grusht).  Nëse nuk ia mbani kokën me dorë, ajo bie mbrapa. Motorika shprehet me ekstensor-fleksor alternativ të lëvizjeve të ekstremiteteve.

Të ushqyerit: Pjesa më e madhe e të porsalindurve pijnë 75-100 ml qumësht në vakt.

Shqisat: Do aroma të ëmbla, pëlhura të buta. E qetësohet kur i flisni me zë të ulët si dhe muzika e qetë dhe me volum të ulët.