Java e 26.
Në këtë javë ndoshta ndiheni të hutuar dhe keni problem me memorien. Kjo është një edhe një shenjë tjetër shoqëruese në periudhën e shtatzënisë. Pamundësia për të patur një gjumë të mirë, ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës, prandaj është mirë që të mundoheni të bëni pak pushim. Fryrja e këmbëve është gjithatu e pranishme në këtë javë. Gjatë kësaj periudhe duhet ti kushtoni vëmendje disa shenjave të cilat mund të kenë të bëjnë me një gjendje të quajtur preeklampsi (ënjtje e menjëhershme e duarve dhe e këmbëve, dhimbje koke të forta, urinim i reduktuar...). Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun.
Kontraktimet Braxton Hicks. Në këtë mënyrë, mitra juaj përgatitet për lindje. Nëse këto kontraktime bëhen më të shpeshta dhe më të forta, kontaktoni mjekun tuaj gjinekolog.
Dhimbje koke
Të harruar dhe të shpërqendruar. Rritje të lehtë të presionit të gjakut. Kjo është normale në këtë periudhë të shtatzënisë.
Ënjtje.
Fëmija në javën e 26
Fëmija juaj ka madhësinë e një marule
Gjatësia mesatare e foshnjes tani është rreth 35.6 cm, dhe pesha mesatare rreth 760 gram.
Tek fëmija juaj tashmë janë formuar thonjtë.
Së shpejti do të fillojë t’i hapë sytë.
I merr antitrupat tuaj dhe zhvillon imunitetin
Gëlltit nga lëngu amniotik.
Mushkëritë e foshnjës fillojnë të prodhojnë surfaktant, një substancë që lejon alveolat të mbushen me ajër dhe parandalon kolapsin.
Këshillojmë
Mos harroni se mund të planifikoni dhe të kontrolloni çdo gjë që është e lidhur me shtatzëninë tuaj dhe me periudhën pas saj. Përqëndrohuni në ushqim të shëndetshëm dhe të rregullt, në kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe aktivitete fizike të përditshme, kjo është një nismë e mirë për fëmijën tuaj. Ndiqni simptomat dhe shijojeni shtatzëninë.