fbpx

Rritja dhe zhvillimi i fëmijës nga muaji i 25 - 29

Këshillë: E kupton konceptin e numrave ( një qen, dy qenër) dhe procesin e klasifikimit (macja është një kafshë).

Të shprehurit: Fjalori i tij pasurohet shumë shpejtë dhe fëmija fillon të kombinojë fjalë për të ndërtuar fjali prej 3-4 fjalësh. Fillon të përdorë përemra si: ‘ Unë’, fillon të pyes ‘Pse’, është i vëmendshëm ndaj bisedave që dëgjon, pa marrë parasyshë nëse i drejtoheni atij apo jo.

Këshillë: për të tërhequr vëmendjen e tij, zgjidhni libra në të cilat objektet mund të shikohen apo dhe të preken.

Lëvizje fine: I koordinon lëvizjet e dorës, të gishtave dhe të pëllëmbave të duarve, hap kapakë, krijon topa letre,  zbulon dhuratat e paketuara me letër, etj.

Lëvizja të ashpra: Është vazhdimisht në lëvizje. Dëshiron të luaj duke e ndjekur nga pas, vrapon dhe lëkundet në këndin e lojrave, nget biçikletë të vogël, ecën në majë të gishtave dhe mund të qëndrojë në një këmbë. Numëron shkallët dhe mund të hidhet nga shkalla e fundit. Kërcimet në vend janë akoma të mundimshme për të dhe kërkon një koordinim më të zhvilluar.

Ushqimi: Duhet ti ofroni të gjitha asortimentet që konsumojnë anëtarët e tjerë të familjes. Çokollatat nuk duhet të keqpërdoren si dhe ti jepni diçka në këmbim të një vakti. Shpesh fëmijët e kësaj moshe tregojnë kur duan të shkojnë në tualet, megjithatë gabimet janë të mundshme.

Fjetja: Mund të flejë në krevat të madh. Duhet të ketë një kohë të rregullt për të shkuar në shtrat, duke përfshirë dhe ritualet siç janë puthja për një gjum të ëmbël, apo tregimi i ndonjë përralle para fjetjes.

Qëndrimi i trupit përmirësohet me përforcimin e muskulaturës.