Java e 6.
Edhe pse kanë kaluar gjashtë javë, shtatzënia për ju është akoma një përvojë e re, prandaj është normale që të vazhdoni të ndiheni të emocionuar apo ngazëllyer. Ndryshimet hormonale ju bëjnë të ndiheni PMS, në momente të caktuara ndiheni të trishtuar, të zhytur në mendime, në momente të tjera gjithçka kalon. Një numër i madh i organeve dhe funksioneve të rëndësishme, fillojnë të zhvillohen në javën e gjashtë, siç është sistemi i qarkullimit të gjakut dhe formimi i syve, veshi i brendshëm dhe goja. Rrahjet e para të zemrës së embrionit shfaqen në këtë javë.
Madhësia e fëmijës tuaj është sa një kokërr bizele
Në javën e gjatë fëmija është 6 mm dhe në javën e ardhshme fëmija do ta dyfishojë gjatësinë.
Foshnja në javën e 6
Embrioni ka formuar sistemin qarkullues i cili lëviz gjakun. Në këtë javë fillon të zhvillohet hunda, sytë, veshët, si dhe mjekra dhe gjoksi.
Simptomat e shtatzënisë në javën e gjashtë
Lodhje – si rezultat i ndryshimeve hormonale dhe uljes së presionit të gjakut e cila është normale të shfaqet gjatë shtatzënisë, ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur.
Të përziera – të përzierat në mëngjes, edhe pse zakonisht shfaqen gjatë kësaj periudhe, mund të ndodhë që të shfaqen edhe gjatë ditës.
Fryrje dhe dhimbje të gjinjve – si rezultat i rritjes së qarkullimit të gjakut. Gjinjtë tuaj ngadalë përgatiten për funksionin e tyre më të mirë – të ushqyerit me gji.
Ndryshime të gjendjes së humorit – fajtori kryesor janë hormonet. Pushoni sa më shumë që të mundeni dhe hani ushqime të shëndetshme.
Këshillojmë
Mësoni se cili ushqim është ushqimi më i mirë për ju gjatë periudhës së shtatzënisë.
Lexoni përse është e rëndësishme marrja e acidit folik.
Me siguri keni një mijë pyetje, nëse gjithçka është në rregull, çfarë ndodh tani me bebin, etj. Është mirë që t’i shkruani, që të mund t’a pyesni gjinekologun tuaj në kontrollin e ardhshëm.