fbpx

Muaji i 18

Kontrolli: kontroll mjekësor i rregullt çdo gjashtë muaj.

Të folurit: fjalori ‘shpërthen’ papritmas: fillon të mësojë madje 12 fjalë në një ditë. ‘JO’ është fjala mbizotëruese. Në varësi të pyetjes, tregon pjesë të trupit ose të veshjes. Gjatë bisedave thërret vetveten në emër.

Këshillë: duke i drejtuar pyetje të thjeshta, e stimuloni procesin e marrjes së vendimeve tek fëmija.

Vetëdija: kupton domethënien e fjalës ‘TANI’.

Lëvizje fine: zgjedh pllakat sipas formës dhe i vendos në hapsirat e duhura. Monton apo çmonton lodrat më të thjeshta.

Lëvizje të ashpra: ecë me këmbë të ngjitura. Ngjitet nëpër shkallë.

Ushqimi: kur ushqehet, nuk ka problem me orientimin e gjetjes së gojës. Duhet të shmange ushqimet me përmbajtje të lartë të sheqerit, për shkak të parandalimit të kariesit të dhëmbëve.

Veshja: tregon kur i ka të lagura pantallonat. Gëzohet kur heq këpucët apo çorapet, si dhe kur mbyll zinxhirin.

Fjetja: kur është bërë gati për fjetje, mban në duar apo tregon lodrën të cilën do që t’i bëjë shoqëri gjatë fjetjes (arush të vogël).

Vetëdija: është i vetëdijshëm për shkakun dhe pasojat, por jo për rreziqet e veprimeve të tij.  Hap dhe mbyll derën, por nuk kupton se gjatë këtij veprimi mund të zërë gishtat dhe të lëndohet.