fbpx

Muaji i 13

Vetëdija:  me imitimin e veprimeve të të rriturve, mëson se objektet kanë funksionin e tyre. Duke luajtur me një telefon lodër ashtu siç e përdorin të rriturit telefonin e vërtetë.

Të folurit: akoma nuk i shqipton të gjitha fjalët, por i plotëson ato me gjeste: thotë ‘To’ dhe tregon me gjest ndaj topit.

Lëvizjet fine:  tregon me gishtin tregues. Kap me dy gishta, gishtin e madh dhe gishtin tregues.

Lëvizje të ashpra:  ecën me këmbë të hapura, në një bazë të gjërë dhe ruan balancimin me anë të duarve.

Të ushqyerit: tashmë e ka të formuar shijen e ushqimit. Shpreh kënaqësi / pakënaqësi të ushqyerit me përsa i përket disa llojeve të ushqimit.

Dhëmbët. Disa nga fëmijët në këtë periudhë i kanë edhe dhëmbët e parë të sipërm edhe dhëmbët e poshtëm. Dalja e dhëmballës së parë mund të shkaktojë dhimbje.

Këshillë: kupton se me veprimet e veta mund të shkaktojë efekt.