fbpx

Java e 25.

Ndikimi i hormoneve, dhe afrimi i afatit të lindjes bën që të ndiheni të emocionuar. A keni vendosur se ku do të lindni? Me kalimin e javëve, filloni të mendoni edhe në lidhje me atë se si do të zhvillohet lindja. Në periudhën në vijim, një numër i madh i grave shtatzëna kanë problem me fjetjen. Rritja e barkut, hormonet, dhe nevoja për urinim të shpeshtë, janë pjesë e arsyeve që ju bëjnë të zgjoheni gjatë natës. Gjeni një pozicioni i cili ju përshtatet më mirë, dhe përdorni jastëk ndërmjet këmbëve në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe më rehat.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një lulelakre

Gjatësia mesatare e fëmijës tuaj është afërsisht 34.6 cm, dhe pesha mesatare rreth 660 gram.

Foshnja në javën e 25

Zhvillohet ndjenja e balancit

Rriten flokët

Zhvillohet në mënyrë intenzive indi dhjamor

Nëna në javën e 25

Probleme me fjetjen. Gjeni një pozicion të rehatshëm në shtrat, vendosni jatëk ndërmjet këmbëve, mundohuni që të relaksoheni.

Kapsllëk. Problemet me tretjen e ushqimit mund t’ju shkaktojnë kapsllëk. Është e mundur edhe shfaqja e hemorroideve.

Infeksionet e fshikëzës së urinës dhe veshkave – ndryshimet hormonale e ngadalësojnë urinimin, por një rol të madh luan edhe rritja e mitrës. Kjo mund të shkaktojë presion mbi fshikëzën e urinës ose në uratrat të cilat e dërgojnë urinën tek fshikëza e urinës duke shkaktuar mbajtjen e saj. Të dy këta faktorë, kontribuojnë në ndalimin e urinës dhe në shfaqjen e infeksioneve urinare dhe të veshkave.

Gazra, fryerje dhe urth. Provoni të hani më shpesh por në racione të vogla. Ushqimet të cilat i konsumoni, duhet të përmbajnë fibra të cilat do t’a përmirësojnë veprimin e zorrëve dhe tretjen e ushqimit.

Këshillojmë

Pini tepër lëngje. Në këtë mënyrë do të zvogëloni problemin e shfaqjes së ngërçit në pjesën e këmbëve, dhe do të përmirësoni tretjen e ushqimit.

Kryeni ushtrime. Nëse nuk jeni bashkuar me grupet e grave shtatzëna të cilat praktikojnë ushtrime, atëherë kryeni ushtrime në kushtet e shtëpisë. Disa minuta lëvizje, do të përmirësojnë qarkullimin si dhe në këtë mënyrë do të forconi muskujt e barkut. Është provuar se kryerja e ushtrimeve gjatë periudhës së shtatzënisë, ndihmon në shmangien e mbipeshës, në zvogëlimin e dhimbjeve të shtyllës kurrizore, në reduktimin e lodhjes, kapsllëkut, ënjtjes së këmbëve të cilat shfaqen për shkak të qëndrimit në këmbë, duke ju ndihmuar që të ndiheni më mirë. Lexoni përse duhet të kryeni ushtrime.