fbpx

Java e 18.

Gjatë kësaj jave fëmija juaj punon intenzivisht me muskujt dhe lëviz nëpër mitër. Nëse deri tani nuk keni patur mundësinë që ti ndjeni këto lëvizje, nuk keni përse të shqetësoheni, çdo shtatzëni është e ndryshme dhe nuk mund të thuhet me siguri se çfarë saktësisht mund të ndodh. A keni filluar tashmë të keni problem me fjetjen? Nga java e 18 ju rekomandojmë që të flini në anë. Foshnja dhe mitra tani janë mjaftueshëm të mëdhenjë, dhe nëse flini barkas, ato bëjnë presion mbi venat e mëdha të barkut, të cilat mund të shkaktojnë ngadalësimin e fluksit të gjakut në zemër si dhe zvogëlimin e presionit të gjakut.

E rëndësishme:
Nga java 18-22 e shtatzënisë,kryhet skrining me ultratingull, me anë të së cilit ndiqet rritja dhe zhvillimi i fetusit, organet e tij individuale dhe përjashtimi i anomalive të lindura të fetusit, duke filluar nga më të rëndat të cilat janë të rrezikshme për jetën e fetusit, duke filluar nga defektet më të vogla deri tek ato kozmetike. Analizohet kordoni i kërthizës, placenta, pozicioni i saj, si dhe gjatësia e qafës së mitrës, e cila përcakton rrezikun e lindjes së parakohshme. Nëse ekziston ndonjë dyshim në lidhje me rritjen e rrezikut të fetusit për sëmundje kromozonale gjatë kontrollit me ultratingull, ose jeni mbi moshën 35 vjeçare , ose keni patur fëmijë më parë me sëmundje kromozonale, apo ndonjë sëmundje të tillë në familje, atëherë mjeku juaj do t’ju rekomandojë kryerjen e Amniocentezës.

Fëmija juaj ka madhësinë e një patate të ëmbël.

Gjatësia mesatare e foshnjës tuaj është 140 mm dhe peshon rreth 190gr.

Foshnja në javën e 18.

Fëmija fillon të dëgjojë tinguj. Do të mësohet me tingujt e rrahjes së zemrës së nënës, dhe punën e zorrëve. Këtë gjë do ta vëreni pas lindjes dhe do të shikoni se si fëmija qetësohet kur ta mbashtesni pranë zemrës tuaj. Nëse është vajzë, mitra dhe tubat fallopiane vendosen në pelvisin e vogël. Tek meshkujt, organet gjenitale mund të shihen me ultratingull.

Sistemi nervor zhvillohet gjithnjë e në mënyrë më intensive.

Proteina mbrojtëse – myelin fillon të krijohet rreth nervave, me ndihmën e së cilës përshpejtohet transmetimi i impulsive nëpërmjet sistemit nervor. Fëmija hap gojën, gëlltit lëngun amniotic, e zë lemza, thith gishtërinjtë.

Lëviz në mënyrë intensive në mitër – rrotullohet dhe shkelmon.

Barku juaj rritet. Me rritjen e mitrës e cila mundëson hapësirë të mjaftueshme për rritjen e fëmijës, rritet edhe barku juaj.  Duke filluar nga tremujori i dytë, prisni të shtoni në peshë rreth 1.4 -1.8 kilogram në muaj. Mund të keni vështirësi gjatë fjetjes, për shkak të madhësisë së barkut. Është më mire dhe më e lehtë të mësoheni të flini anash.

Volumi i venave rritet si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut.

Problemem me gjumin

Gjakderdhje nga hunda

Këshillojmë

Përmirësoni elasticitetin e lëkurës tuaj, me qëllim për të parandaluar stritë.

Shumica e grave përballen me këtë problem kozmetik gjatë periudhës së shtatzënisë, zakonisht gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë. Lëkura zgjerohet shumë shpejtë – veçanërisht në muajin e gjashtë dhe të shtatë, duke shkaktuar në këtë mënyrë hapjen e lëkurës. Grate shtatzëna të cilat mbartin binjakë apo kanë një fetus më të madh, janë më të predispozuara ndaj hapjes së lëkurës.  Gjenetika është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tyre – nëse nëna apo motra juaj gjatë shtatzënisë së tyre kanë patur hapje të lëkurës, është shumë e madhe mundësia që e njejta gjë të ndodhë edhe me ju.