Java e 36.
Vetëm për 4 javë dhe mbërrin dita e shumëpritur. Grupi i juaj i vogël i qelizave çdo ditë është gjithnjë më i përgatitur për jetën në kushtet e reja. Shumica e sistemeve janë plotësisht të zhvilluara. A keni vendosur se ku do të lindni? Sigurohuni që keni bërë zgjedhjen e duhur. Akti i lindjes është diçka që do ta mbani mend gjithë jetën. Është shumë e rëndësishme që t’ia besoni shëndetin tuaj një ekipi të kualifikuar dhe profesional.
Fëshnja juaj ka madhësinë e një pjepri
Gjatësia mesatare e bebes është rreth 47 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 2.600 gram
Foshnja në javën e 36
Çdo ditë mushkëritë mushkëritë gjithnjë dhe më tepër përgatiten për të punuar në mënyrë të pavarur.
Mëlçia dhe veshkat funksionojnë.
Sistemi i qarkullimit dhe sistemi imunitar janë të zhvilluar plotësisht.
Placenta vjetërohet dhe në javët e fundit nuk e kryen funksionin e saj sikurse e kryente më parë.
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë
Në këtë periudhë është e mundur që të ndjeni një lehtësim gjatë frymëmarrjes, pasi foshnja fillon të zbresë në pjesën e poshtme të barkut, duke zvogëluar në këtë mënyrë presionin që ushtron mitra në pjesën e diafragmës dhe mushkëritë.
Është e mundshme shfaqja e dhimbjeve të mesit, për shkak të zbritjes së bebes në pjesën e fundit të barkut, apo në pjesën e pelvisit.
Këshillojmë
Shumë nëna të ardhshme pyesin se çfarë duhet të presin pas lindjes? Lexoni disa informacione lidhur me këtë temë