fbpx

Java e 9.

Në javën e nëntë të knceptimit fëmija nuk quhet më embrion, por fetus. Në këtë periudhë fetusi ngjan çdo herë e më shumë me një bebe. Tashmë janë krijuar organet kryesore, dhe në periudhën në vijim  vazhdon zhvillimi i tyre. Me fundin e tremujorit të parë, ngadalë por me siguri zvogëlohet edhe ndjenja e të përzierave e cila ishte një makth i vërtetë. 

Fëmija juaj tani ka madhësinë e një kokrre ulliri

Në këtë javë ka një gjatësi prej 17-22 mm dhe peshon rreth 2 gram.

Fëmija juaj në javën e nëntë

• Embrioni tashmë është bërë një fetus
• Kryen lëvizje të dukshme në aparat me ultratinguj, por ju akoma nuk mund ti ndjeni ato.
• Zhvillon karakteristika të tjera në fytyrë (shprehje të fytyrës)
• Zemra është e ndarë në katër komora (dhoma)
• Ka veshë të vegjël (kapakë veshësh), hundë dhe flegra hunde.
• Placenta është e zhvilluar deri në atë pikë saqë fillon të krijojë hormone.

Simptomat e shtatzënisë në javën e nëntë

• Ndryshime të gjendjes shpirtërore. Statusi i ri hormonal është shkaktari i ndryshimit tuaj të humorit.
• Të përzierat e mëngjesit apo edhe gjatë ditës. Zbuloni se cili ushqim ju bën që të ndiheni keq dhe mundohuni t’a shmangni atë.
• Urinim i shpeshtë, lodhje dhe dhimbje koke.
• Rritje e peshës trupore, sasia mesatare e shtimit të peshës trupore në tremujorin e parë është 1-5 kg.

Këshillojmë

Vendosni kur dhe si do t’a ndani lajmin e shtatzënisë
Gjeni përgjigje tek pyetjet më të zakonshme për çdo grua shtatzënë.