fbpx

Java e 14.

Fetusi është zhvilluar me shpejtësi të lartë. Në këtë periudhë ndiheni tepër të uritur, por duhet të bëni kujdes pasi në këtë periudhë ku fëmija rritet intenzivisht, keni nevojë për ushqim të pasur me proteina, prandaj mundohuni të siguroni ushqim të mjaftueshëm me lëndë ushqyese. Shijojeni ushqimin që hani, akoma më mirë nëse tashmë nuk keni më të përziera në mëngjes dhe gjatë ditës,por mos përdorni shumë yndyrë në ushqim pasi ajo do t’ju bëjë të ndiheni më të rënduar. Të ushqyerit për dy persona, nuk do të thotë se duhet ta dyfishoni sasinë e kalorive. 

Fëmija juaj ka madhësinë e një limoni

Gjatësia mesatare është 10-12 cm dhe peshon 45 gram. Pothuajse e ka dyfishuar peshën në krahasim me javën e kaluar, dhe vazhdon të rritet me intensitet të shpejtë.

Fëmija juaj në javën e katërmbëdhjetë

Gjatë kontrollit me eko, mund të vëreni se fëmija thith gishtin e madh të dorës.

Veshkat fillojnë të funksionojnë dhe të prodhojnë urinë.

Funksionojnë edhe mëlçia edhe shpretka

Lëkura e fëmijës është e mbuluar me qime të buta të njohura si gëzof

Qafa është e zhvilluar dhe nuk shtrihet në gjoks

Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë

Ngadalë riktheheni në gjendje normale dhe filloni të keni më tepër energji.

Mund të keni dhimbje dhe ngërçe në pjesën e poshtme të barkut, për shkak të tërheqjes së muskujve dhe ligamenteve në bark.

Një nga simptomat më positive që ndodh gjatë shtatzënisë, është shkëlqimi i flokëve i cili është vërtet i dukshëm.

Këshillojmë

Ekzaminimet prenatale janë thelbësore për zbulimin e ndonjë anomalie të mundshme tek fëmija. Në këtë tremujor bëhen kontrollet e detyrueshme të cilat do t'ju ndihmojnë të siguroheni se gjithçka shkon siç duhet me beben tuaj. Bëni kontrolle të rregullta mujore të urinës. Infeksionet urinare mund të shfaqen shpesh gjatë shtatzënisë për shkak të relaksimit të muskujve  të lëmuar të organeve urinare tek gratë, tensionit i cili për shkak të rritjes së fetusit në mitër transferohet përreth strukturës së traktit urinar , si dhe për shkak të afërsisë së uretrës me zonën e anusit dhe vaginës.