fbpx

Java e 20.

Djalë apo vajzë? E gjithë bota sillet rreth ngjyrës rozë ose blu. Shijojeni shtatzëninë pasi jeni në gjysmën e rrugës së lindjes. Tani që keni mësuar se fëmija juaj rritet dhe zhvillohet normalisht, çdo gjë duket më e lehtë. Në këtë periudhë, simptomat siç janë djerësitja e duarve, ngërçet në pjesën e këmbëve, urthi në stomak dhe vështirësitë gjatë fjetjes, janë vetëm një pjesë e atyre gjërave që ju bëjnë të mos ndiheni mirë.

E rëndësishme: . Nëse ekziston ndonjë dyshim në lidhje me rritjen e rrezikut të fetusit për sëmundje kromozonale gjatë kontrollit me ultratingull, apo në rast se jeni mbi moshën 35 vjeçare , ose keni patur fëmijë më parë me sëmundje kromozomale, apo ndonjë sëmundje të tillë në familje, atëherë mjeku juaj do t’ju rekomandojë kryerjen e Amniocentezës

Çfarë është amniocenteza?  Është një kontroll apo shqyrtim me anë të cë cilit nëpërmjet barkut të gruas shtatzënë nën kontrollin me ultratingull me anë të një gjilpëre shumë të hollë merret mostër i lëngut amniotik, amniocenteza i zbulon pothuajse të gjitha çrregullimet kromozomale, duke përfshirë edhe sindromin Down, sindromin klinefelter dhe turner.  Ajo është më shumë se 99% e saktë në diagnozën e këtyre gjendjeve. Gjithashtu zbulon edhe disa qindra çrregullime gjenetike si fibroza cistike. Amniocenteza nuk mund të zbulojë anomalitë kongjenitale anatomike siç janë defektet në zemër, çarja e buzëve dhe mishrave të dhëmbëve, megjithatë, ato mund të zbulohen me anë të ultratingullit në tremujorin e dytë. Pikërisht për këtë arsye nuk duhet ta humbisni këtë kontroll!

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një banane

Pasha mesatare është rreth 300 gr, dhe gjatësia mesatare është rreth 16.5 cm.

Fëmija në javën e 20

Fëmija tani gëlltit më tepër lëng amniotik

Fle dhe zgjohet në një cikël të rregullt

Nëna në javën e 20 (simptomat)

Rrjedhje vaginale. Rritja e sasisë së rrjedhjes mund të jetë e pranishme deri në momentin e lindjes.

Ngërç në pjesën e këmbëve. Për ta lehtësuar këtë gjendje, mbani këmbët në një pozicion të ngritur lart. Kërkoni nga partneri t’ju bëjë një masazh të shkurtër në pjesën e këmbëve.

Urth dhe tretje të vështirë të ushqimit. Hani disa herë në ditë porn ë sasi të vogla.

Energji dhe rritje të dëshirës seksuale.

Vështirësi gjatë frymëmarrjes. Me rritjen e fëmijës, shkaktohet presion tek mushkëritë.

Këshillojmë

Nëse akoma nuk e keni kryer skriningun prenatal, ju këshillojmë që ta kryeni deri në javën e 21 , atëherë kur mund të shihen në mënyrë më të saktë të gjitha organet dhe sistemet.

Relaksohuni, tashmë e keni kryer gjysmën e rrugës.