fbpx

Java e 19.

Nëse nuk e keni kryer deri tani skriningun prenatal, ky është moment i vërtetë për ta kryer atë. Skriningu prenatal do t’ju jape informacione të detajuara rreth zhvillimit të fëmijës tuaj. Në këtë kontroll shikohen nëse të gjitha sistemet e organeve janë të zhvilluara normalisht dhe nëse funksionojnë normalisht. Mos harroni ti shkruani të gjitha pyetjet të cilat dëshironi t’ia drejtoni gjinekologut tuaj. Mos harroni të merrni dhe fotografinë e fëmijës të kryer gjatë skriningut për t’ia treguar familjes tuaj.

E rëndësishme
ndërmjet javës së 19-24 të shtatzënisë, është e nevojshme që të kryhet ekokardiografia fetale. Ekokardiografia fetale Ekokardiografia fetale është metodë e cila mundëson zbulimin e anomalive të lindura të zemrës tek fetusi që në fazën e hershme të shtatzënisë. Sipas trendeve globale, por edhe për shkak të përqindjes së lartë të anomalive të lindura të zemrës, tek grupet e parrezikshme të shtatzënave, ekokardiografia fetale konsiderohet si një skrining rutinë në diagnozën prenatale të anomalive strukturore të zemrës së fetusit.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e mangos

Gjatësia mesatare e fëmijës është 150 mm dhe peshon afërsisht 240 gr.

Foshnja në javën e 19

Trupi është i mbuluar me një shtresë të hollë të quajtur vernix caseoza. Falë kësaj shtrese, lëkura e fëmijës është e mbrojtur nga dëmtimet dhe infeksionet. Pas lindjes, mundet që akoma në trupin e fëmijës të vërehen gjurmë të vernix caseoza.

Zhvillojnë ndjenjën e shijes, dëgjimit, shikimit dhe aromës.

Nëna në javën e 19 ( simptomat)

Dhimbje të lehta në pjesën e barkut të shkaktuara nga tendosja e ligamenteve dhe muskujve si rezultat i zgjerimit të mitrës.

Përtesë (dembelizëm)

Ngërç në pjesën e këmbëve

Pagjumësi. Për ta lehtësuar gjendjen, provoni të flini anash duke mbajtur jastëk ndëmjet këmbëve.

Këshillojmë

Filloni të flini në anë. Të fjeturit barkas bëhet gjithnjë e më e parehatshme dhe ndjeni sikur mbeteni pa frymë. Mitra bën presion tek mushkëritë dhe diafragma mund të ngrihet vetëm disa centimetra duke e vështirësuar frymëmarrjen. Gjithashtu nuk rekomandohet fjetja apo qëndroni shtrirë në kurriz, pasi mitra e zmadhuar bën presion dhe vështirëson qarkullimin e enëve të mëdha të gjakut. Kur flini në kurriz, pesha e mitrës bie mbi zorrët dhe shtyllën kurrizore.

Kjo gjë mund të shkaktojë: dhimbje shpine, vështirësi në frymëmarrje dhe përpunimin e ushqimit, hemorroide, presion të ulët të gjakut, çrregullim të furnizimit të zemrës me gjak, dhe furnizimit me gjak të mitrës dhe foshnjës.

Ushqehuni shëndetshëm. Të ushqyerit për dy nuk do të thotë rritje e dyfishtë e marrjes së kalorive. Ushqimi i shëndetshëm do tju bëjë më vitalë dhe më të freskët.