- Qumështi i nënës është ushqimi natyral, unik dhe i pazëvendësueshëm për beben, dhe të ushqyerit me gji është parakushti i vetëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin emocional dhe fizik të bebes.
- Qumështi i nënës përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur të bebes.
- Antitrupat që gjenden në qumështin e nënës rrisin sistemin imunitar të foshnjës.
- Qumështi i nënës është veçanërisht i domosdoshëm për fëmijët e lindur para kohe, si dhe për binjakët, për tre apo për më shumë fëmijë të lindur në të njejtën kohë.
- Tretet më lehtë se ushqimi artificial dhe rekomandohet veçanërisht për fëmijët e lindur para kohe, sepse stomaku dhe zorrët e tyre janë më të vogla dhe më të brishta. Nëse nuk mund t’i ushqeni me gji fëmijët tuaj, atëherë gjirin duhet ta zbrazni me anë të një aparati të veçantë i cili përdoret posaçërisht për këtë qëllim, dhe qumështin t’ja jepni fëmijës me anë të shishes së biberonit.